Telenews

Abdixhiku: Nuk na është propozuar asnjë emër, s’kemi qendrime refuzuese ndaj askujt, e aq më pak ndaj Vjosa Osmanit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se duhet konsensus për çështjen e presidentit.

Ai ka thënë se nuk i është propozuar asnjë emër dhe se nuk kanë qendrime refuzuese ndaj askujt, e aq më pak ndaj Vjosa Osmani.

“Le ta provojnë garën, por LDK sugjeron konsesus para garës. S’kemi thënë asnjëherë se kemi apo s’kemi votë për Vjosa Osmanin. Natyrisht se jam takuar. Nëse s’kemi pas marrëveshje politike s’mund të ketë kandidat. Kandidati për president duhet me konsensus. Unë do të prisja që ne të diskutonim për emra, po s’kishte emra.  Imponimet s’janë zgjidhje adekuate për LDK -në. Neve s’na është propozuar asnjë emër. S’kemi qendrime refuzuese ndaj askujt, e aq më pak ndaj Vjosa Osmanit. Ne kemi komunikime të rrgeullta institucionale. S’kemi pasur refuzim,  por s’eshte prezent një emër i tillë”, tha Abdixhiku.

Të ngajshme

Për tri vjet institucionet shpenzuan rreth 40 milionë € për naftë të automjeteve dhe telefoni mobile

Valjeta Turkaj

Mbi 20 garazha, “Trepça” nis lirimin e pronave në veri

Valjeta Turkaj

Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet të pijë duhan

Valjeta Turkaj