Telenews

Aktorja e Stranger Things dhe Christian Lee Hutson me paraqitjen e tyre të parë publike prej kur kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë

aktorja-e-stranger-things-dhe-christian-lee-hutson-me-paraqitjen-e-tyre-te-pare-publike-prej-kur-kurorezuan-dashurine-e-tyre-me-martese

Aktorja e Stranger Things dhe Christian Lee Hutson me paraqitjen e tyre të parë publike prej kur kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë

Maya Hawke dhe Christian Lee Hutson bënë paraqitjen e tyre të parë publike prej se u kurorëzuan burrë dhe grua.

Çifti, i cili u martua në Ditën e Shën Valentinit, mori pjesë në koncertin bamirës “2026 Tibet House U.S. Benefit Concert” në New York të martën.

Jo vetëm që performuan së bashku, por u fotografuan edhe duke qëndruar të afërt në një divan prapa skenës.

Hutson, 35 vjeç, ishte veshur me një veshje tërësisht të zezë për eventin, ndërsa bashkëshortja e tij, 27 vjeçe, kishte zgjedhur një xhaketë ngjyrë bordo.

Çifti e ka mbajtur kryesisht larg vëmendjes marrëdhënien e tyre që kur u përfolën për herë të parë në vitin 2023, pas një momenti publik afeksioni.

Ylli i Little Women dhe Hutson kishin qenë miq për vite me radhë përpara se lidhja e tyre të merrte një drejtim romantik.

Aktorja nxiti spekulime për fejesë në mars 2025, kur u pa me një unazë në gishtin e fejesës.

Partneri i saj duket se e konfirmoi këtë hap më herët po atë muaj, duke iu referuar Hawke si “e fejuara ime” gjatë një interviste për “SoCal Sound”.

Çifti kurorëzoi dashurinë e tyre në Manhattan muajin e kaluar, me kolegët e Hawke nga Stranger Things të pranishëm.

Të ngajshme

Në New York s’është vëmendja veç në sport, jo së paku kur atje është Luana!

Rrezarta Ramaj

Jennifer Lopez surprizon mijëra fansa me një paraqitje spektakolare në Francë

Rrezarta Ramaj

Të gjithë po flasin për Rihannën, editoriali i saj i ri i modës po bën bujë të madhe

Rrezarta Ramaj