Telenews

Bajrami kritikon pushtetin: Çka janë këto lojëra me amendamentet?

Deputetja e Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër pushtetin në Kuvend lidhur me amendamentet për zgjedhjen e presidentit nga populli.

Ajo tha se këto ndryshime kushtetuese nuk e shmangin mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje dhe akuzoi qeverinë se po luan me interesin e qytetarëve, duke pyetur se çfarë do t’u thuhet qytetarëve nëse Kuvendi shpërndahet.

Sa herë flasim për interesat e qytetarëve jemi në rend të ditës. Dhe sot nuk ka rend të ditës më të rëndësishme që mos me i çu qytetarët në zgjedhje prapë. Dhe kush po i çon në zgjedhje? Po i çoni ju që i keni marrë 51 për qind të votave dhe keni sjell në rend të ditës amendamente kushtetuese të cilat assesi nuk e evitojnë dërgimin e vendit në zgjedhje.. Çka janë këto lojëra, cka doni me iu thënë qytetarëve kur të shpërndani Kuvendin?”, tha ajo.

Të ngajshme

Vjosa Osmani përkujton Fehmi Aganin: Ai i shërbeu atdheut dhe vizionit për shtet

Valjeta Turkaj

Sekuestrohen mbi 800 kg duhan në Ferizaj, shmangen mbi 34 mijë euro akcizë

Valjeta Turkaj

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj tetë personave për krime lufte në Gjakovë

Valjeta Turkaj