Telenews

Musliu viziton gruan e ish-presidentit Thaçi për 8 Mars: Kujtuam sakrificat dhe qëndresën e grave shqiptare

 

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka bërë të ditur se në Ditën Ndërkombëtare të Gruas ka vizituar Lumnije Thaçin, bashkëshorten e ish-presidentit Hashim Thaçi.Përmes një postimi në Facebook, Musliu ka shkruar se gjatë kësaj vizite kanë kujtuar së bashku sakrificat, guximin dhe qëndresën e grave shqiptare ndër breza.“Sot në 8 Mars, ditën ndërkombëtare të gruas, vizitova zonjën Lumnije Thaçi, bashkëshorten e presidentit Thaçi i cili padrejtësisht po mbahet i burgosur në Hagë.Në këtë ditë të veçantë kujtuam së bashku sakrificat, guximin dhe qëndresën e grave shqiptare ndër breza. Pavarësisht sfidave ekonomike, shoqërore dhe dhunës me të cilën shpesh janë përballur, ato kanë mbetur gjithmonë shtylla e familjes, bashkëshorte të devotshme, nëna të përkushtuara dhe partnere të palëkundura në përpjekjet kombëtare”, shkroi ajo.

Të ngajshme

Rama kritikon Qeverinë: Kosova nuk ecën drejt Evropës duke ua marrë kompetencat komunave

Rrezarta Ramaj

Komisioni miraton propozimet për Byronë me 6 vota për, rrëzohet amendamenti i Grudës

Rrezarta Ramaj

Nis Kongresi i VIII i Mjekësisë me temën “Promovimi dhe Edukimi Shëndetësor”

Rrezarta Ramaj