Telenews

Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën te emri i Kosovës

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka njoftuar se Komiteti i Rajoneve i Bashkimit Evropian ka vendosur të heqë përdorimin e fusnotës te emri i Kosovës në dokumentet dhe komunikimet zyrtare.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi.

Ky vendim harmonizon qëndrimin e Komitetit të Rajoneve me atë të Parlamentit Evropian, i cili tashmë përdor emërtimin “Kosovë” pa asteriks në dokumentet e tij zyrtare.

Ibrahimi, e ka cilësuar këtë vendim si një zhvillim shumë të rëndësishëm për Kosovën dhe ka falënderuar Gillian Coughlan për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në këtë drejtim.

Coughlan është kryesuese e grupit për Kosovë në kuadër të Komitetit të Rajoneve në Bruksel.

Të ngajshme

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Rrezarta Ramaj

Ligji për Specialen, Presidentja përdori këtë arsyetim për kthimin e tij në Kuvend

Rrezarta Ramaj

Ministria e Arsimit hap thirrjet për pesë skema të bursave studentore

Rrezarta Ramaj