Telenews

Istref Elezaj referon në gjysmëfinalen e Challenge Cup

Gjyqtari ndërkombëtar nga Kosova, Istref Elezaj, ka vazhduar të përfaqësojë me sukses arbitrimin kosovar në skenën evropiane të volejbollit. Ai ishte pjesë e një tjetër ndeshjeje të rëndësishme në kupat evropiane, duke referuar si gjyqtar i dytë në gjysmëfinalen e meshkujve në Challenge Cup.

Ndeshja u zhvillua mes skuadrave Altekma SK Izmir nga Turqia dhe Allianz Milano nga Italia. Takimi përfundoi me fitoren 1:3 të ekipit italian, i cili me këtë rezultat siguroi kualifikimin në finalen e këtij kompeticioni evropian.

Sfida u zhvillua me përdorimin e Challenge System, një teknologji moderne që përdoret në nivelet më të larta të volejbollit për verifikimin e vendimeve të gjyqtarëve. Madje edhe pika e fundit e ndeshjes u vendos përmes këtij sistemi, duke e bërë arbitrimin edhe më profesional dhe transparent.

Për performancën e tij në këtë takim, Elezaj mori vlerësime shumë të larta, duke vazhduar kështu serinë e paraqitjeve të suksesshme në ndeshjet e rëndësishme të garave evropiane.

Angazhimi i tij në një ndeshje të kësaj faze të rëndësishme është dëshmi e besimit që strukturat e volejbollit evropian po i japin arbitrimit kosovar.

Të ngajshme

Chelsea merr lajmin e keq për Joao Pedron, sulmuesi do të mungojë për disa javë –

KushtrimGuraj

Fenerbahce reagon ashpër pas derbit: Sulmet ndaj lojtarëve tanë janë të papranueshme!

Rrezarta Ramaj

Yjet e futbollit dhe partneret e tyre mahnitin me paraqitjet në tapetin e kuq të “Topit të Artë”

Rrezarta Ramaj