Telenews

SOT NDESHJA PËRCAKTUESE PËR TITULLIN NË ANGLI

Këtë të diel në Premier Ligën angleze luhet njëra ndër ndeshjet përcaktuese sa i përket vendit të parë.
Manchester City e pret Liverpoolin në “Etihad Stadium” nga ora 17:30.
“Qytetarët” janë të parët në ligë aktualisht me vetëm një pikë më shumë se “The Reds” të cilët kanë 72 pikë.
Deri në përfundim të Premier Ligës kanë mbetur për tu zhvilluar edhe tetë ndeshje, ndërsa orar më të vështirë e pret Liverpoolin, pasi në tetë ndeshjet e radhës do t’i ketë përballë Cityn, Manchester United, Everton i cili po lufton për mbijetesë, Newcastle, Tottenham, Aston Villa, Southampton dhe Wolves.
Ndërsa, në anën tjetër City ndeshjet më të vështirë në përballjet e mbetura e ka atë të sotmen, me Liverpoolin, pasi në javët e ardhshme do të ndeshet me Brighton, Watford, Leeds, Newcastle, West Ham dhe Aston Villa.

Të ngajshme

Mungesa të mëdha në të dyja kampet, formacionet e mundshme të El Clasicos

KushtrimGuraj

El Clasico vendimtar sot në Montjuic, Barcelona dhe Real Madrid për titullin e La Ligës

KushtrimGuraj

Karateisti Betim Maliqi i sjell Kosovës medalje nga Kampionati Evropian

Donat Hashani