Telenews

“Nuk paska mbetje arkeologjike”/ Rama njofton punimet në një prej rrugëve kryesore të Kryeqytetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për vazhdimin e punimeve në rrugën “Qamil Hoxha”, si një prej rrugëve më kryesore të qendrës së kryeqytetit.

Punimet në këtë rrugë kishin mbetur në gjysmë për më shumë se një vit, gjë për të cilën Rama e fajëson qeverisjen qendrore, raporton IndeksOnline.

Por, me rifillimin e punimeve, kryetari i kryeqytetit shfaqet optimist për përfundimin e projektit.

“Pas më shumë se një viti, gjatë të cilit qeveria qendrore kishte bllokuar punimet në rrugën “Qamil Hoxha”, sot i kemi vazhduar punimet.

Nuk paska mbetje arkeologjike. Vazhdojmë” shkroi Rama.

Të ngajshme

Musliu pyetet për kandidaturën e Bekim Sejdiut: S’është e panjohur, është folë gjatë gjithë javës

Yllka Gashi

Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

Yllka Gashi

Nga shkolla e mesme drejt teknologjisë: ProED ofron program profesional për zhvillues të softuerit

Yllka Gashi