Telenews

Avdullah Hoti reagon ndaj kandidaturës për President të Kosovës

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me kandidaturën për President të Republikës së Kosovës, duke shprehur kundërshtimin e tij ndaj saj.

Hoti ka thënë se qëndrimi i tij nuk lidhet me arsye personale, por me një parim politik dhe institucional. Sipas tij, Presidenti i Kosovës duhet të jetë një figurë unifikuese, e aftë të ndërtojë konsensus përtej interesave partiake dhe të përfaqësojë interesin e përgjithshëm të qytetarëve.

Ai ka vlerësuar se kandidatura në fjalë nuk i përmbush këto kritere, ndërsa ka kritikuar edhe mënyrën se si Lidhja Demokratike e Kosovës ka ardhur deri te kjo zgjedhje.

“Kjo nuk është çështje individësh. Është çështje e parimeve, identitetit politik dhe përgjegjësisë që kemi ndaj votuesve tanë”, ka shkruar Hoti.

Në reagimin e tij, Hoti i ka bërë thirrje LDK-së që të ketë një qëndrim të qartë, të pavarur dhe të përgjegjshëm, duke theksuar se partia nuk duhet të mbështesë një kandidaturë vetëm për hir të një marrëveshjeje politike.

Në fund, Hoti e ka mbyllur reagimin me mesazhin: “Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës!”

Të ngajshme

“Albanians for America” mbështet nominimin e Bekim Sejdiut për president të Kosovës

Yllka Gashi

Vazhdojnë punimet e mirëmbajtjes në autoudhë

Yllka Gashi

ZKA: Nxënësit me nevoja të veçanta nuk po marrin mbështetje të barabartë në shkollat e Kosovës

Yllka Gashi