Telenews

Babai i Selin pas deklaratave të rënda për Mirin: I qëndroj fjalëve të mia deri sa të vdes

Në një lidhje telefonike në “Fan Club” ishte ditën e sotme (e diel) babai i Selin Bollatit.

Ai është pyetur për situatat brenda, raportet dhe për deklaratat që ka bërë në lidhje me konkurrentët e tjerë.

I pyetur nga moderatorja Kiara Tito, nëse i qëndron fjalëve që ka thënë për Mirin, ai u përgjigj ‘deri sa të vdesë’, ndërsa shtoi se ka ‘neveri për atë person’.

“Unë në këto momente ndodhem si kokrra e mollës, ashtu si ka thënë edhe vajza ime. Jam në Afrikë të Jugut. Unë jam shumë mirë edhe mund të bëjmë edhe një video call edhe e shikoni sa mirë që jam. Për deklaratën që kam bërë për Mirin, nuk jam pishman zero. I qëndroj fjalëve të mia deri në vdekje”, u shpreh ai.

“Selin është njeri i besës edhe në asnjë moment nuk e nomininoi Mirin deri sa e pa si është e vërteta. Edhe për besën që i dha atij në fillim të programit, e ka mbajtur atë besë deri në fund, derisa e kuptoi që e ka keqpërdorur këtë besë. Mos më bëni më pyetje për atë, e kam neveri, nuk dua të flas më edhe t’i jap vlera më atij”, theksoi mes tjerash.

“Unë jam shumë krenar për vajzën time, e kam mbretëreshë“, tha babai i Selin në një lidhje telefonike.

Banorja tani po shijon një lidhje të re dashurie me DJ nga Kosova, Gimbon.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 16 mars

Rrezarta Ramaj

Arrestohet një person, i bëri për spital dy policë

Blearta

QKUK ndryshon vendimin, parkingu sërish 50 centë

Blearta