Telenews

Berisha: Heqja e masave të BE-së për Kosovën, goditje e rëndë për dyshen famëzezë Rama-Vuçiq

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të Bashkimit Evropian për heqjen e të gjitha sanksioneve ndaj Kosovës, duke e cilësuar atë si një goditje për Ramën dhe Vuçiqin.

Në një postim, Berisha uroi institucionet dhe qytetarët e Kosovës për atë që e konsideroi si një arritje të re në rrugën e integrimit dhe forcimit të pozitës ndërkombëtare.

“Një vendim i drejtë i BE-së për Kosovën.

Të dashur miq, Bashkimi Europian hoqi të gjitha sanksonet për Kosovën. Partia Demokratike përshëndet Kosovën për këtë arritje të re e të rëndësishme.

PD shton se ky vendim është një goditje e rëndë dhe e merituar për dyshen famëzezë të Ballkanit Rama – Vuçiç dhe qëndrimet e tyre armiqësore ndaj Kosovës!” shkroi Berisha.

Të ngajshme

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj