Telenews

Gresa feston ditëlindjen, Shkurta i bën urimin e veçantë

gresa-feston-ditelindjen,-shkurta-i-ben-urimin-e-vecante

Shkurte Fejza ka bërë një urim të veçantë për ditëlindjen e të bijës, Gresës.

Duke ndarë fotografi bashkë me vajzën, bilbili i këngës shqiptare e ka quajtur Gresën “këngën më të bukur” të jetës së saj.

“Të kam bijë, të kam shoqe, të kam mike në skenë …. Je zëri im që më plotëson.

Çdo herë që këndojmë bashkë , e ndjej se Zoti më ka bekuar dyfish… Si nënë dhe si artiste”, ka shkruar Shkurta.

Ky është postimi i plotë i saj:

Gëzuar ditëlindjen, Gresa ime….

Ti je kënga më e bukur e jetës sime, nota që më mban gjallë shpirtin.

Të kam bijë, të kam shoqe, të kam mike në skenë …. Je zëri im që më plotëson.

Çdo herë që këndojmë bashkë , e ndjej se Zoti më ka bekuar dyfish… Si nënë dhe si artiste.

Jam krenare për ty, sot dhe gjithmonë.

Te lumtura bija ime.

Të duam pafund unë dhe babi

Të ngajshme

Vrasja në Gjakovë, Londrimi ngushëllon Elijonën

KushtrimGuraj

“Si njeri pa njeri”, Selin e përlotur pas largimit të Gimbos

Blearta

Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars

Blearta