Telenews

Foda: Sllovakia është e fortë, por ne duam që finalen ta luajmë n’shpi!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media ku foli për ndeshjen e ardhshme ndaj Sllovakisë.

Foda tregoi se Sllovakinë e njeh mjaftë mirë dhe do jetë e vështirë, por ëndrra është që finalen ta zhvillojnë në “Fadil Vokrri”.

“Ne e dijmë që Sllovakia janë shumë të fortë. Mund të luajnë me kundërsulme. Ne kemi treguar nivelet tona. Kemi treguar se edhe si mysafir mund të luajmë mirë. Tani kemi tri ditë stërvitje, ku do të bëhemi gati për ndeshjen e radhës. Duam të luajmë finalen në shtëpi dhe do bëjmë gjithçka”, u shpreh Foda

“Lojtarët janë në top formë. Ne duhet të punojmë në aspektin takik, sepse lojtarët janë stërvitur mirë me klubet e tyre. Do ua jap një plan atyre se si do të luajnë ndaj Sllovakisë”, vazhdoi trajneri i “Dardanëve”.

Kujtojmë që ndeshja ndaj Sllovakisë zhvillohet të enjtën nga ora 20:45.

Të ngajshme

Yjet e Kosovës mbërrijnë në Prishtinë për sfidën me Sllovakinë

KushtrimGuraj

A po rrezikohen Lojërat Mesdhetare për shkak të situatës jo stabile politike? Flasin nga Ministria e Sportit

Valjeta Turkaj

Gimenez transferohet te gjiganti italian me parametra zero

KushtrimGuraj