Telenews

DYSHOHET PËR SULM KIMIK NË MARIUPOL

Pas këtyre raportimeve ka pasur reagime nga ShBA dhe Britania e Madhe, te cilat kanë thënë se janë duke vazhduar ta monitorojnë situatën.
Sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby,tha “Ne jemi të vetëdijshëm për raportet e mediave sociale që pretendojnë se forcat ruse kanë përdorur municion kimik në Mariupol, Ukrainë. Ne nuk mund të konfirmojmë asgjë në këtë moment dhe do të vazhdojmë ta monitorojmë situatën nga afër”,ka thënë Kirby, raporton Sky News.
Ai ka shtuar se nëse këto raporte janë të vërteta, atëherë janë shumë shqetësuese.
Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss ka thënë se përdorimi i armëve të tilla do të ishte përshkallëzim i situatës
“Ne po punojmë urgjentisht me partnerët për të verifikuar detajet. Çdo përdorim i armëve të tilla do të ishte një përshkallëzim i pashpirt në këtë konflikt dhe ne do ta mbajmë Putinin dhe regjimin e tij përgjegjës”, ka shkruar Truss.

Të ngajshme

Raporti i FMN-në: Investimet në Inteligjencë Artificiale mbajnë në këmbë rritjen globale

KushtrimGuraj

​Shkolla që i dha zë luftës së UÇK-së, tani shfrytëzohet ta promovojë Specialen

KushtrimGuraj

Ramadani: Shërbimet e Serbisë po i trajnojnë serbët në veri (VIDEO)

Donat Hashani