Telenews

Ekspozita e Gashit për masakrat, deklarohet Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale e Kosovës ka reaguar lidhur me ekspozitën që është shfaqur në Prishtinë rreth masakrave të ndodhura gjatë luftës në Kosovë duke potencuar se është duke përcjellë me vëmendje informacionet e publikuara lidhur me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e cila ishte vendosur në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Përmes një njoftimi Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës tha se në përputhje me kompetencat ligjore kjo çështje do t’i nënshtrohet vlerësimit për të përcaktuar nëse përmban elemente të përgjegjësisë penale, transmeton KlanKosova.tv.

“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe me mandatin e Prokurorit te Shtetit, kjo çështje do t’i nënshtrohet vlerësimit për të përcaktuar nëse përman elemente të përgjegjësisë penale”.

 

Të ngajshme

Ky është Raif Aliu, 47-vjeçari që humbi jetën në Drenas

Rrezarta Ramaj

Prishtina nikoqire e konferencës ndërkombëtare për publikimin digjital të statistikave

Rrezarta Ramaj

Gucati me dedikim prekës për vajzën e tij: Pusho në dritë, do mbetesh gjithmonë brenda meje!

Rrezarta Ramaj