Telenews

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, reagon Shtëpia e Bardhë: E papranueshme

Raportimet se Irani e ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit janë “krejtësisht të papranueshme” dhe bien ndesh me atë që ka thënë Teherani privatisht, ka thënë Sekretarja për Media e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Ajo tha se sot ka pasur një “rritje të trafikut” përmes Ngushticës dhe se Donald Trump pret që ajo të “rihapet menjëherë”.

“Kjo është pritja e tij, i është transmetuar atij privatisht… këto raporte publike janë të rreme”, tha ajo.

“The Telegraph” ka raportuar se Irani ka ndaluar anijet cisternë të naftës që kalojnë nëpër Ngushticë, duke shkelur kështu kushtet e armëpushimit me ShBA-në.

Media shtetërore e regjimit raportoi se trafiku u ndalua me forcë në përgjigje të Izraelit që kreu sulmet e tij më të rënda të luftës kundër Libanit.

Vetëm disa orë më parë, ShBA-ja dhe Irani kishin arritur një marrëveshje për të rihapur rrugën vendimtare të transportit detar të Gjirit si pjesë e një armëpushimi dyjavor.

Të ngajshme

SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë

KushtrimGuraj

Sulmi izraelit vret gazetarin e Al Jazeera-s

Rrezarta Ramaj

Macron: Rreth 15 vende do të lehtësojnë trafikun në Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit SHBA-Iran

Valjeta Turkaj