Telenews

E rëndë: Babai me dy fëmijët e mitur vdiqën në Malishevë si pasojë e zjarrit në banesë

Një burrë dhe dy fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në një banesë në Malishevë.

Sipas informacioneve të Klanit, viktima është një burrë rreth 35 vjeç, ndërsa fëmijët janë të moshës 9 dhe 12 vjeç. Zjarri ka shpërthyer rreth orës 12:55 në lagjen “Mirdita”.

“Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente. Në këtë banesë janë gjetur tre persona të gjinisë mashkullore (një i rritur dhe dy fëmijë), të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ku është konstatuar se të njëjtit ishin pa shenja jete”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Zjarri është lokalizuar dhe nuk është raportuar për pasoja të tjera. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje”, deklaroi ai.

Të ngajshme

Konjufca për çështjen e presidentit: Nëse është jo-partiak, unë jap dorëheqje prej kandidaturës

Blearta

I vazhdohet paraburgimi edhe dy muaj prindërve të 5 vjeçarit në Lipjan që dyshohet se e keqtrajtuan atë

Blearta

Komuna e Drenasit organizon koncert përkujtimor “Për fëmijët e rënë për liri”

Valjeta Turkaj