Telenews

Komuna e Drenasit organizon koncert përkujtimor “Për fëmijët e rënë për liri”

Komuna e Drenasit ka organizuar koncertin përkujtimor me titull “Për fëmijët e rënë për liri”, në shenjë nderimi për përvjetorin e masakrës së Poklekut dhe për të gjithë ata që sakrifikuan jetën për lirinë e Kosovës.

Aktiviteti u mbajt në Sallën e Kulturës, ku nxënësit e SHMU “Halil Bajraktari” dhe SHFMU “Ali Gashi”, nën udhëheqjen artistike të profesorit Hajzer Gjoshi, prezantuan një program artistik me përmbajtje përkujtimore dhe atdhetare.

Koncerti u zhvillua në një atmosferë dinjitoze dhe emocionale, duke shërbyer si moment reflektimi dhe nderimi për fëmijët e rënë për liri, si dhe për të gjithë dëshmorët e vendit.

Përmes këtij aktiviteti, Komuna e Drenasit theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe të përcjelljes së vlerave të lirisë tek brezat e rinj./Telenews.al/

Të ngajshme

Konjufca për çështjen e presidentit: Nëse është jo-partiak, unë jap dorëheqje prej kandidaturës

Blearta

I vazhdohet paraburgimi edhe dy muaj prindërve të 5 vjeçarit në Lipjan që dyshohet se e keqtrajtuan atë

Blearta

Detaje të reja për tragjedinë në Malishevë, viktimat janë nga ky fshat

Valjeta Turkaj