Telenews

Lushaku reagon pas seancës së VV’së në Kuvend: Dy orë diskutime, asnjë fjalë për propozimin tonë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, duke komentuar seancën e Vetëvendosjes për presidentin, vlerësoi se u bënë “dy orë diskutime në një seancë që i ngjante më shumë një platforme partiake sesa një procesi institucional”.

Lushaku tha se aty nuk u tha asnjë fjalë për propozimin e tyre.

“A i keni 66 vota për propozimin tonë?”, pyet ajo.

Reagimi i saj i plotë:

Dy orë diskutime në një seancë që i ngjante më shumë një platforme partiake sesa një procesi institucional. Asnjë trajtim, asnjë fjalë, asnjë qëndrim për propozimin tonë:  çështjen e vetme thelbësore, pra zgjidhjen konkrete për President.

Pyetja mbetet e njëjtë, e drejtpërdrejtë dhe e domosdoshme:

A i keni 66 vota për propozimin tonë?

Pa një përgjigje të qartë për këtë pyetje, çdo diskutim tjetër mbetet i paplotë dhe i pamjaftueshëm për zgjidhjen e situatës institucionale. Mbetet veçse një shoë propagandistik.

Të ngajshme

Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

Rrezarta Ramaj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj

Oriola Marashi ofron shpërblim prej 2000 eurove për gjetjen e qenit të saj

Rrezarta Ramaj