Telenews

SOT ZHVILLOHET FINALJA E PARË E LIGËS SË PARË NË BASKETBOLLIN E KOSOVËS

Sonte zhvillohet ndeshja e parë finale e “Play-off”-it të Ligës së Parë në basketbollin e Kosovës, ndërmjet Vëllaznimit dhe Prishtinës së Re.
Skuadra që arrin dy fitore shpallet kampione e Ligës së Parë dhe do të hyjë direkt në Superligë, ndërsa finalisti do të luajë në “Play-out” me vendin e shtatë të Superligës për një vend në elitë, edicionin e ardhshëm.
Kuqezinjtë javë favoritë, pasi në garat e rregullta kishin 18 fitore në po aq ndeshje, duke mos pësuar asnjë humbje, ndërsa në gjysmëfinale eliminuan Vushtrrinë.
Ndërkohë, prishtinasit në garat e rregullta kishin 14 fitore e gjashtë humbje.
Në dy takimet e këtij edicioni mes tyre, fituan kuqezinjtë.
Kjo sfidë zhvillohet nga ora 20:30 dhe transmetohet në Platformën Artmotion.

Të ngajshme

Real Madridi nis sezonin e ri ndaj Osasunës, El Clasico në tetor

KushtrimGuraj

Messi mbetet pa kontratë në dhjetor – për çfarë po punon Inter Miami

KushtrimGuraj

Prezantuan fanellën e re, Barcelona thyen rekordin për shitje brenda një dite të vetme

Valjeta Turkaj