Telenews

Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin, tregon se çfarë diskutuan

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu, priti sot në takim Kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, me të cilin diskutoi për hapat institucionalë në kuadër të shpalljes së zgjedhjeve të reja.

Në njoftimin për media thuhet se në takim u theksua rëndësia e përgatitjes në kohë të të gjitha veprimeve që lidhen me organizimin e procesit zgjedhor, në përputhje të plotë me Kushtetutën, ligjin dhe standardet demokratike.

Ajo vlerësoi rolin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në organizimin e një procesi të rregullt, të besueshëm dhe gjithëpërfshirës, duke theksuar se qytetarët e Kosovës kanë dëshmuar vazhdimisht pjekuri demokratike dhe besim në procesin zgjedhor.

“Gjatë takimit u diskutua për afatet ligjore, përgatitjet administrative, koordinimin ndërinstitucional, si dhe nevojën që procesi zgjedhor të zhvillohet pa vonesa dhe me standarde të larta profesionale”, thuhet në njoftimin për media.

Të ngajshme

Ulutaş informon NATO-n për situatën e sigurisë në Kosovë, theksohet angazhimi për stabilitet rajonal

KushtrimGuraj

Çmimi i naftës rritet sërish

Rrezarta Ramaj

Më shtrenjtë se vjet, rriten çmimet e prodhimeve bujqësore

Rrezarta Ramaj