Telenews

Aksidenti në Durrës ku vdiqën dy fëmijët, Rama: Zoti u dhëntë forcën prindërve

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar për aksidentin tragjik që ndodhi sot në Durrës ku dy fëmijë humbën jetën, derisa një tjetër është në gjendje të rëndë.

Rama shprehu keqardhjen për ngjarjen e rëndë, ndërsa i bashkohet lutjes për shërimin e fëmijës së tretë, i cili ndodhet në spitalin e Traumës.

“Sapo kemi zbritur në Erevan të Armenisë për Komunitetin Politik Europian dhe kam mësuar për tragjedinë e pangushëllueshme të humbjes së dy fëmijëve, ndërkohë që fëmija i tretë lufton për jetën nën kujdesin e mjekëve. Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, u dhëntë forcën e jashtëzakonshme prindërve për t’i mbijetuar dhimbjes së madhe, ndërkohë që bashkohem në lutjet për shërimin e fëmijës në spital.”, shkruan Rama.

Shefi i Qeverisë shqiptare ndodhet në vizitë në Jerevan të Armisë ku do të mbahet takimet e konunitetit politik evropian.

Të ngajshme

Përplasi për vdekje 2 të miturit, shoferi dëshmon në Polici: Më vrisni, nuk meritoj të jetoj!

Rrezarta Ramaj

Një tjetër aksident me fatalitet në Durrës

Rrezarta Ramaj

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Blearta