Telenews

8 gjëra që nuk duhet t’i mbani kurrë nën shtrat: E fundit do t’ju befasojë më së shumti

Hapësira nën shtrat duket praktike për ruajtje, por shpesh kthehet në “vrimë të zezë” ku grumbullohen pluhur, alergjenë, insekte dhe sende që harrohen me kohë

Nëse ka një vend në shtëpi që e përshkruan më së miri parimin “larg syve, larg mendjes”, është hapësira nën shtrat. Aty shpesh vendosen sende të mëdha, rroba sezonale, kuti, tekstile, projekte të lëna përgjysmë dhe gjëra që nuk dimë ku t’i çojmë.

Në fillim duket si zgjidhje praktike. Por, me kalimin e kohës, hapësira nën shtrat mund të kthehet në një lloj “vrime të zezë” për ruajtje, ku sendet harrohen, pluhuri grumbullohet dhe disa materiale dëmtohen më shpejt sesa mendoni.

Ekspertët e organizimit të shtëpisë tregojnë se cilat gjëra nuk duhet të mbahen kurrë nën shtrat, shkruan Real Simple, përcjell Telegrafi.

1. Gjëra prej letre ose kartoni

Mund t’ju duket e leverdishme të fusni nën shtrat disa kuti këpucësh “për çdo rast”, por kjo nuk është ide e mirë.

Produktet prej letre dhe kartoni mund të tërheqin insekte. Letra, kartoni, librat, dokumentet, fotografitë dhe kutitë janë materiale që dëmtohen lehtë nga pluhuri, lagështia dhe insektet.

Të ngajshme

Si të hiqni në mënyrë efektive mbetjet e sapunit dhe gëlqeren nga banjoja juaj

Valjeta Turkaj

Mos i mbillni këto bimë pranë domateve, mund ta ngadalësojnë rritjen e tyre

Valjeta Turkaj

Këto çajra ju qetësojnë dhimbjet e barkut

Rrezarta Ramaj