Sot është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit Financiar Ushtarak ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit strategjik ndërmjet dy vendeve.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bëri të ditur se marrëveshja është nënshkruar së bashku me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Yaşar Güler.
“Në këtë kuadër, Qeveria e Republikës së Turqisë do të mbështesë Qeverinë e Republikës së Kosovës me 200,000,000.00 TL (dyqind milionë lira turke), me qëllim fuqizimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe avancimin e mëtejshëm të saj institucional e profesional. Ky bashkëpunim reflekton qartë nivelin e lartë të marrëdhënieve tona dhe vullnetin e përbashkët për t’i çuar ato edhe më tej në shërbim të paqes dhe stabilitetit.”, thuhet në njoftim.

