Gjatë ditës së sotme ka filluar asfaltimi i rrugës ‘’Mumim Gashi’’ në Bresje të Fushë Kosovës.
Kjo është bërë e ditur nga kreu i kësaj komune, Valon Prebreza përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
Sipas Prebrezës ky projekt përmirëson infrastrukturën lokale dhe lehtëson qarkullimin për banorët e zones.
Postimi i plotë:
Filloi sot asfaltimi i rrugës “Mumin Gashi” në Bresje – projekt që përmirëson infrastrukturën lokale dhe lehtëson qarkullimin për banorët e zones.
Vazhdojmë pandërprerë me punë të mira për Fushë Kosovën.

