Telenews

Ndërhyrje e rrallë në Pejë, mjekët largojnë tumorin pranë strukturave kryesore vaskulare –

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës është realizuar me sukses një ndërhyrje komplekse kirurgjikale për trajtimin e një tumori retroperitoneal bilateral, i cili kishte përfshirë struktura të mëdha vaskulare.

Sipas njoftimit të spitalit, masa tumorale kishte rrethuar aortën abdominale dhe venën kava inferiore, ishte shtrirë deri në nivelin e arterieve iliake dhe kishte përfshirë edhe ureterin e majtë.

Pas një ndërhyrjeje të kujdesshme, ekipi mjekësor arriti ta largonte plotësisht tumorin, së bashku me veshkën e majtë të prekur.

Operacioni u krye nga urologu Kushtrim Fejza dhe kirurgu Bujar Vrella, në bashkëpunim me ekipin e anestezionit dhe atë të sallës operative.

Spitali i Pejës theksoi se raste të tilla kërkojnë planifikim multidisiplinar, përvojë të avancuar kirurgjikale, koordinim maksimal dhe menaxhim të kujdesshëm të strukturave vaskulare dhe retroperitoneale.

Të ngajshme

IKSHPK tregon hapat kyç në parandalimin dhe menaxhimin e diabetit

Rrezarta Ramaj

Studimi zbulon se mbi një e treta e foshnjave të diagnostikuara me alergji ndaj kikirikëve nuk e kanë këtë problem –

KushtrimGuraj

​Lëngjet në bark, kur duhet ta kërkoni ndihmën urgjente

Rrezarta Ramaj