Telenews

Tiranë: Helmohen studentët e Akademisë së Sigurisë

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë kanë shfaqur probleme shëndetësore pas konsumimit të ushqimit.

Pas drekës, ata janë ndjerë keq dhe, për shkak të komplikacioneve, janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Sipas dyshimeve paraprake, studentët mund të jenë helmuar nga ushqimi i konsumuar gjatë drekës, shkruan abcnews.

Akademia e Sigurisë bashkëpunon me një kompani private kateringu, e cila siguron tri vaktet ditore për studentët.

Ndërkohë, lidhur me ngjarjen, institucionet përgjegjëse kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Të ngajshme

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Rrezarta Ramaj

Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

Rrezarta Ramaj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj