Telenews

Rast i rëndë në Linz të Austrisë, dyshohet se burri vrau gruan dhe vajzën e tij e më pas veten

Tre persona janë raportuar të vrarë jashtë një restoranti në qytetin austriak të Linzit.

Kështu ka bërë të ditur të enjten një zëdhënës i policisë, duke shtuar se arma me të cilën është kryer vrasja, është gjetur. Por, ai nuk ka dhënë më shumë detaje në këtë fazë.

Kurse, gazeta “Kronen Zeitung” ka raportuar se bëhet fjalë për një sulm me armë zjarri ku një burrë ka vrarë dy gra dhe më pas veten.

Sipas gazetës, autori i dyshuar besohet të jetë babai dhe bashkëshorti i dy viktimave.

Gazeta ka shkruar më tej se një austriak rreth 90-vjeçar dyshohet se ka qëlluar për vdekje gruan e tij të së njëjtës moshë dhe vajzën e tyre, rreth 60 vjeçe, para një restoranti tradicional, dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Siç ka mësuarkjo gazetë, pas ngjarjes së përgjakshme dyshohet se qëndron një konflikt për trashëgiminë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30. Operacioni policor ende po vazhdon. Policia ka izoluar zonën në një perimetër të gjerë

Të ngajshme

Rama për raportet me Abdixhikun: Unë s’i kam prishur, i përmbahem marrëveshjes, s’lejoj me m’u përzi në kryeqytet –

KushtrimGuraj

Dyshohet për një person të vdekur te varrezat në Prizren –

KushtrimGuraj

Më 7 nëntor mbahet testi kualifikues për prokurorë të rinj, 453 kandidatë në provim –

KushtrimGuraj