Telenews

Real Madrid dënon Tchouameni dhe Valverde

Real Madridi ka njoftuar të premten pasdite se ka vendosur për dënimin ndaj Federico Valverdes dhe Aurelien Tchouamenit, që u rrahën të enjten në stërvitje. Nga incidenti, i lënduar në kokë ka mbetur Valverde, që do të mungojë deri në dy javë.

Madridi ka njoftuar se dy lojtarët i ka gjobitur me nga 500 mijë euro. Të tjera masa ndaj dy futbollistëve nuk do të ketë.

Madridi të enjten hapi procedurë disiplinore ndaj lojtarëve, ndërsa të dy u morën në pyetje të premten.

Dy lojtarët kanë shprehur keqardhje për atë që ndodhi dhe i kanë kërkuar falje njëri-tjetrit.

“Ata po ashtu i kanë kërkuar falje klubit, bashkëlojtarëve, stafit të trajnerëve dhe tifozëve. Të dy pranuan secilin vendim që klubi e sheh të arsyeshëm. Marrë për bazë rrethanat, Real Madridi ka vendosur për gjobë financiare prej 500 mijë euro ndaj secilit lojtar, duke përfunduar kështu procedurat përkatëse të brendshme”, ka njoftuar Real Madridi.

Madridi të dielën e luan klasiken me Barcelonën.

Të ngajshme

Bologna interesohet për Dion Gallapenin, mbrojtësin e Kosovës

KushtrimGuraj

Një punëtor bie nga objekti ku po punonte në Fushë-Kosovë, përfundon në QKUK – nisin hetimet

KushtrimGuraj

Komandant Remi i rikthehet garës për deputet me PDK-në

Blearta