Telenews

Reagimi i Krakit ndez dyshimet për ndarje me Guxo

Kërshilltari i ministres Donika Gërvallës, Naser Arifi, ka bërë një postim në facebook ku komentoj aderimet e fundit.

Arifi u shprehë se Jeta, Haxhia e Albena copa patën dashtë me u ba për numër në një mbledhje të kryesisë.

“Jeta, Haxhia e Albena copa patën dashtë me u ba për numër në një mbledhje të kryesisë. Në një rast mu pat kriju më përshtypja se kanë me u rrokë për flokësh edhe pse Haxhia ska pas flokë, e ka pas një përparësi në këtë tentim-kacafytje. Jeta edhe pat kajt me lot per numër njëherë. Edhe gjithmonë kur vishin ne mbledhje, kalkulatorët e interesit personal mezi ua zinte dera”, ka shkruar Arifi.

Ajo që ka marë vëmendje është komenti i ish-deputetit, Nazir Kraki ku u shprehë që me këto postime nuk e nderon as veten e as ministren e as partinë.

“Naser nuk me duket e udhës kjo fushatë denigruese ndaj figurave deri dje kryesore të partisë që janë edhe persona me ligjitimitet të konfirmuara ndër vite. Me pastime të tilla ti nuk e nderon as veten as ministren që të ka angazhu e sidomos jo partinë”, ka shkruar Kraki. Postimi tij ka ngritur aludime për një largim të mundshëm nga partia Guxo.

Të ngajshme

Kuvendi mblidhet sot, në rend dite tri projektligje dhe raporti i Auditorit

Rrezarta Ramaj

Gjobitet me 500 euro pronari i një biznesi, hodhi mbeturina inerte në shtratin e lumit në Koretin –

KushtrimGuraj

Dy të kërkuar nga INTERPOL-i ekstradohen, njëri nga Kosova në Gjermani dhe tjetri nga Italia në Kosovë –

KushtrimGuraj