Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, e cila është caktuar të nisë në orën 12:00.
Sipas njoftimit të Kuvendit, në rendin e ditës janë paraparë deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, si dhe shqyrtimi i disa projektligjeve.
Deputetët fillimisht do të shqyrtojnë propozimet e grupeve parlamentare për zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve në komisionet parlamentare, si dhe miratimin e fushëveprimit të këtyre komisioneve për Legjislaturën XI.
Në këtë seancë është paraparë edhe shqyrtimi i parë i tri projektligjeve: Projektligjit për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Projektligjit për Regjistrimin e Bujqësisë dhe Projektligjit për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.
Po ashtu, në rend dite është edhe shqyrtimi i raportit të Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor të Auditimit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.
Seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit nga seanca e kaluar, ndërsa më pas do të zhvillohen deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.
RENDI I DITËS
- Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin dhe emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare,
- Miratimi i Fushëveprimit të komisioneve parlamentare për Legjislaturën XI.
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-021 për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-019 për Regjistrimin e bujqësisë,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-022 për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë,
- Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Përgjithshëm për Raportin vjetor të Auditimit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.

