Telenews

Toni Kuka alarmon për gjendjen e sportit kosovar: S’jemi kërka!

Driton Kuka ka alarmuar për gjendjen e sportit kosovar. Trajneri historik i xhudos ka thënë se Kosova ka regres në sport dhe se fajin për këtë situatë e kanë të gjithë akterët e sportit. Kuka ka thënë se Kosova pritet të ketë edhe më pak prezent në Lojërat “Los Angeles 2028”.

“Los Angeles 2028 po vjen në fakt cikli kualifikues në vlugun e madh te shumica e federatave ndërkombëtare!
Sa ka ec Kosova në sport prej Lojërave të para Olimpike që kemi marr pjesë!?
Mendimi im aspak!
Sa sportistë të ndërtuar në Kosovë do kualifikohen në 2028 ?
3-4 nga xhudo një nga boksi!
Sportistët e njejtë e edhe më pak se në Paris 2024!
Natyralizimet si quaj sukses të punës as të federatave e aq më pak të KOK e Ministrisë!
Prioritet i federatave e KOK sukseset në gara e jo organizime garash!
Talentë serioz me rezultate në grupmosha si atleti Ramadani por edhe shumë talentë tjerë po rrezikohen me humb në nivel Elitar,kjo duhet të jetë temë e njerëzve kompetent në baza ditore!
Kryesorja kur të vjen koha më qenë në #LA2028 sigurt me qindra vetë do vijnë atje!
Sa ma shpejtë të krijohet një ekip njerëzish me integritet për të ndërtuar një strategji për sportin e vendit tonë” shkruan Kuka në reagim.

Të ngajshme

Muriqi flet pas golit të fitores ndaj Liverpoolit, përmend edhe Kosovën

Rrezarta Ramaj

Një person nga Shqipëria ndërron jetë në Prishtinë, policia jep detaje

Rrezarta Ramaj

Hamza kërkon drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë

Rrezarta Ramaj