Telenews

Gjendet 13-vjeçari i raportuar si i zhdukur ne Ferizaj

Drejtoria Rajonale e Policisë ka njoftuar se është gjetur 13-vjeçari I.Q, i cili ishte raportuar si person i zhdukur më 01.11.2026.

I mituri ishte larguar nga strehimorja në fshatin Dardani të Ferizajt, ku ishte nën përkujdesjen e Qendrës për Punë Sociale.

“Pas angazhimit të hetuesve rajonalë në bashkëpunim me Qendrat për Punë Sociale në Ferizaj dhe Deçan, më 05.11. 2026, rreth orës 00:15, disa qytetarë e kanë vërejtur të miturin pranë një qendre tregtare në Ferizaj dhe e kanë dorëzuar në stacionin policor ne Ferizaj” thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se, pas intervistimit nga hetuesit dhe përfaqësuesit e QPS-së, i mituri është vendosur për strehimin e tij të përkohshëm në një srehimore të sigurt, deri në gjetjen e një zgjidhjeje nga institucionet kompetente.

Të ngajshme

Muriqi flet pas golit të fitores ndaj Liverpoolit, përmend edhe Kosovën

Rrezarta Ramaj

Një person nga Shqipëria ndërron jetë në Prishtinë, policia jep detaje

Rrezarta Ramaj

Hamza kërkon drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë

Rrezarta Ramaj