Telenews

Vjosa Osmani vet e 20-ta në listën e LDK-së, aprovohet nga Këshilli

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, sot vendosi pro bashkëpunimit me Vjosa Osmanin, madje duke e lënë si bartëse të listës dhe kandidate për Presidente. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili e propozoi para Këshillit, tha që Osmani në listë do të hyjë bashkë me 19 kandidatë të tjerë për deputetë, ndërsa u shpreh i hapur edhe për bashkëpunime të tjera.

Objekti në të cilin zakonisht mblidhet numër i madh njerëzish, të shtunën u rezervua nga LDK, e cila po ashtu do të shënonte një bashkim politik me Vjosa Osmanin.

Shpejtë, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, nisën të hynin në sallë.

Pastaj, edhe kryetari Lumir Abdixhiku, që u shpreh optimist për rrugën para.

“Ditë e madhe për LDK-në. Të gjithë do t’i bëjmë bashkë”, ka thënë Lumir Abdixhiku, Kryetar i LDK-së.

Por, në fakt të gjithë s’u bënë bashkë as në sallë.

Osmani: Qytetarët më kthyen në LDK

Kur delegatët u rehatuan, u vërejt mungesa e Avdullah Hotit dhe Hykmete Bajramit.

Sidoqoftë, Abdixhiku e prezantoi planin për bashkëpunimin me Osmanin.

“Kam propozuar që LDK të garojë me presidenten Osmanin si kandidate për presidente. Njëkohësisht bartëse të listës, dhe me mua si kandidat për kryeministër’’, ka thënë Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së.

Kur duartrokitjet përfunduan, radha do t’i vinte edhe votimit të këtij propozimi, procedurë të cilën nuk deshën ta kryejnë në prani të mediave.

Andaj, kur takimi përfundoi, Abdixhiku tregoi që propozimi iu miratua, me 103 vota për.

“Do jetë bartëse e Listës, dhe do të jetë vet e 20-ta, dhe do ketë ndarje proporcionale”, ka thënë Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së.

Pastaj, Abdixhiku komentoi edhe për mungesat e Hotit dhe Bajramit.

“Ata janë pjesë e listës së LDK-së. Nuk mund të jesh pjesë e listës edhe kundër. Nëse je kundër, i del përballë”, ka thënë Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së.

Pas miratimit në Këshill, Abdixhiku paralajmëroi edhe daljen e parë publike bashkë me Vjosa Osmanin.

“Ju presim të dielën nga ora 18:00”.

Të ngajshme

Misteri i 1 milion eurove të fshehura në Mercedes në Merdarë, 33-vjeçari që pretendon se paratë janë të tij – përfundon në prangat e Speciales –

KushtrimGuraj

Ligji për Specialen u kthye në Kuvend, BE-ja kërkon konsultim para rinisjes së diskutimeve për ndryshime –

KushtrimGuraj

Nga marihuana e paketuar me foli alumini te pistoleta me dy fishekë – çfarë sekuestroi Policia në Podujevë? –

KushtrimGuraj