Eurovision 2026 do të fillojë sot në Vjenë, ku do zhvillohet gjysmëfinalja e parë e festivalit më të madh muzikor në Evropë.
Në këtë edicion po marrin pjesë 35 shtete, ndërsa disa prej tyre kanë vendosur ta bojkotojnë garën. Spanja, Irlanda, Holanda, Sllovenia dhe Islanda nuk po marrin pjesë këtë vit, në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Izraelit në kompeticion.
Në kryeqytetin austriak janë paralajmëruar protesta pro-palestineze gjatë javës së festivalit, ndërsa autoritetet kanë rritur masat e sigurisë në mënyrë të ndjeshme. Përforcime policore janë angazhuar edhe nga vende të tjera, përfshirë Gjermaninë.
Sonte në skenën e “Wiener Stadthalle” performojnë 15 artistë, mes tyre edhe përfaqësuesi i Izraelit me këngën “Michelle”. Vetëm 10 prej tyre do të kualifikohen për finalen, ndërsa pjesa tjetër e finalistëve do të vendoset në gjysmëfinalen e dytë më 14 maj.
Finalja ka tashmë disa vende të sigurta për “Big Five” Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia si dhe për Austrinë si vend organizator dhe fituese e edicionit të kaluar.
Ndër favoritët për fitore këtë vit përmenden Finlanda, Greqia, Portugalia dhe San Marino, të cilat kanë marrë vëmendje të madhe me performancat e tyre.
Po ashtu, Unioni Evropian i Transmetimeve ka ndryshuar rregullat e votimit pas polemikave të vitit të kaluar, duke kufizuar numrin e votave për person dhe duke vendosur masa më të forta kundër manipulimeve të mundshme.
Kujtojmë që Shqipërinë do ta përfaqësoj Alis me këngën “Nan” në semi finalen e dytë.

