Telenews

Shpërthim i fuqishëm në Brazil, një viktimë dhe tre të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm, që dyshohet se u shkaktua nga një rrjedhje gazi, tronditi lagjen Jaguare në pjesën perëndimore të São Paulo duke lënë të paktën një viktimë, tre të plagosur.

Sipas departamentit të zjarrfikësve brazilianë, shpërthimi ndodhi në rrugën Floresta Bandeki, rreth 16 kilometra larg qendrës së qytetit. Forca e shpërthimit shkaktoi shembjen e disa banesave dhe dëmtime serioze në ndërtesat përreth, shkruan Abcnews.al.

Ekipet e zjarrfikësve dhe mbrojtjes civile ndodhen në vendngjarje, ku po vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

Të ngajshme

Qeveria miraton rreth 11 milionë euro për zgjedhjet e 7 qershorit

Valjeta Turkaj

“Trepça nuk zhvillohet pa investime dhe me borxhe milionëshe”, sindikata kërkon kushte për minatorët

Valjeta Turkaj

Dëmtohet vetura zyrtare e gjykatëses në Prishtinë, policia nis hetimet

Valjeta Turkaj