Telenews

Kurti pret ish-ministrin gjerman të Mbrojtjes: I qëndroi pranë Kosovës në ditët më të vështira –

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të enjten në takim ish-ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Rudolf Scharping, i cili e ushtroi këtë detyrë nga viti 1998 deri më 2002.

Kurti e falënderoi Scharpingun për rolin dhe kontributin e tij në koordinimin e veprimeve politike dhe ushtarake të Gjermanisë me shtetet e tjera anëtare të NATO-s gjatë ndërhyrjes së vitit 1999 në Kosovë.

Sipas Kurtit, ish-ministri gjerman i qëndroi pranë popullit shqiptar të Kosovës gjatë njërës prej periudhave më të vështira.

“Denoncimi i planit ‘Patkoi’, sikurse vrasjeve, masakrave, spastrimit etnik dhe gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve në luftën e fundit në Kosovë, krahas këmbëngulësisë në argumentimin për ndërhyrjen e NATO-s, janë qëndrime që ish-ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Rudolf Scharping, e vendosin në anën e drejtë të historisë përgjithmonë”, deklaroi Kurti.

Në takim u diskutua edhe për librin e Scharpingut, “Wir dürfen nicht wegsehen: Der Kosovo-Krieg und Europa”.

Nëpërmjet kujtimeve dhe shënimeve të tij, ish-ministri gjerman në këtë libër dokumenton vuajtjet e shqiptarëve të Kosovës dhe krimet e kryera nga regjimi i atëhershëm i Slobodan Millosheviqit.

Të ngajshme

Ushtarët italianë të KFOR-it patrullojnë në Prizren –

KushtrimGuraj

Tiketa e trafikut eskalon në përleshje me Policinë në Kaçanik – njëri dyshohet se goditi policin me grusht, tjetri i kërcënoi: “Do t’ju vras”

KushtrimGuraj

Gjesti, Gimbo dhe Selin të pranishëm në lamtumirën e fundit të Laurentit

Rrezarta Ramaj