Telenews

Probleme me ChatGPT, Gemini dhe Grok, përdoruesit raportojnë vështirësi në funksionim –

Përdoruesit e disa prej shërbimeve më të mëdha të inteligjencës artificiale kanë raportuar të enjten pasdite probleme në funksionimin e tyre.

Vështirësi janë evidentuar në ChatGPT të OpenAI, Gemini të Google dhe Grok të kompanisë xAI.

Platforma Downdetector ka regjistruar një rritje të menjëhershme të raportimeve për ChatGPT, ndërsa probleme të ngjashme janë paraqitur edhe nga përdoruesit e Gemini dhe Grok në disa vende.

Përdoruesit e Gemini kanë raportuar gabime, ngarkim të ngadaltë dhe vështirësi në marrjen e përgjigjeve. Google ende nuk e ka bërë të ditur shkakun dhe as nuk ka konfirmuar nëse bëhet fjalë për një ndërprerje globale.

Probleme janë raportuar edhe me Grok, ndërsa në faqen zyrtare të statusit të aplikacionit për Android është bërë e ditur se janë evidentuar vështirësi me modelet. Downdetector ka regjistruar mbi një mijë raportime nga përdoruesit.

Deri tani nuk ka prova se problemet në këto tri platforma janë të ndërlidhura apo se janë shkaktuar nga i njëjti defekt. Gjithashtu, nuk është raportuar ndonjë problem më i gjerë në infrastrukturën e internetit.

Në momentin e raportimit, OpenAI nuk kishte evidentuar ndonjë incident të ri që përputhej me numrin e madh të ankesave për ChatGPT. Kompania kishte raportuar më herët një problem të veçantë dhe afatshkurtër me ChatGPT Work Mode, i cili ndërkohë ishte zgjidhur.

Të ngajshme

Nju Jorku i thotë “STOP” AI-së: Një vit pa inteligjencë artificiale në shkolla

Yllka Gashi

Apple ndryshon emrin e Liqenit Ontario në “Lake America” pas urdhrit të Trump

Yllka Gashi

Si e mori emrin Ford Mustang? Historia pas emrit legjendar

Yllka Gashi