Telenews

Dukagjini fiton Kupën e Kosovës

Një finale me rivalitet, emocione dhe shumë luftë sportive, ku as 120 minuta lojë nuk mjaftuan për ta përcaktuar fituesin (1:1).

Vajzat nga Klina kaluan herët në epërsi me golin e Olsa Kuçit (4’), ndërsa KFV Prishtina nuk u dorëzua dhe arriti t’i barazojë shifrat në fund të takimit me golin e Rreze Gashit (86’), duke e çuar ndeshjen në vazhdime.

Edhe 30 minutat shtesë sollën lojë interesante dhe raste me goditje shtyllash nga të dyja skuadrat, por pa gola. Në fund, penalltitë vendosën fituesin, ku më të sakta u treguan futbollistet e Dukagjinit (5:4) duke festuar këtë trofe për të dytin vit radhazi.

Përgëzime për futbollistet, stafin teknik, drejtuesit dhe tifozët e KFF Dukagjini për këtë sukses të merituar.

Respekt dhe vlerësim edhe për KFV Prishtina për paraqitjen dinjitoze dhe finalen e zhvilluar në nivel të lartë sportiv.

Së bashku do të vazhdojmë ta rrisim dhe fuqizojmë futbollin e vajzave.Urime KFF Dukagjini dhe suksese edhe në të ardhmen!

Të ngajshme

Real Madridi ndan rrugët me Alvaro Arbeloan

KushtrimGuraj

Gjest prekës nga Elbasani, pensionohet numri i Fatjon Bunjakut

KushtrimGuraj

Skandal para Kupës së Botës 2026? Irani pretendon se i janë hequr biletat për tifozët

Rrezarta Ramaj