
Amir Rrahmani do ta nisë nga minuta e parë për Napolin në përballjen ndaj Interit, në kuadër të javës së tretë të Serie A.
Kapiteni i Kosovës do të luajë në qendër të mbrojtjes, së bashku me Giovanni Di Lorenzon dhe Rafa Marín.
Napoli kërkon rikthimin te fitorja pas humbjes 2-1 ndaj Comos, ndërsa Interi synon fitoren e tretë radhazi në kampionat, pas sukseseve ndaj Monzas dhe Cagliarit.
Në sulm, Napoli do të udhëhiqet nga Rasmus Højlund, ndërsa Interi nga Lautaro Martínez dhe Francesco Pio Esposito.
Formacionet zyrtare
Inter: J. Martinez; Bisseck, Akanji, Bastoni; Diouf, Barella, Zielinski, Sucic, Dimarco; Esposito, Lautaro Martinez.
Napoli: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Marin, Spinazzola; Anguissa, Lobotka, Vergara; Politano, Højlund, Alisson Santos.

