Telenews

Prishtinë: Një person plagoset në një lokal

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri, në Prishtinë.

Incidenti ndodhi në një lokal në rrugën “Lidhja e Pejës”.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 04:00 të së shtunës.

“Sot rreth orës 04:00 kemi marrë informatën për një person të plagosur me armë zjarri, në një lokal në rrugën ‘Lidhja e Pejës’ në Prishtinë”.

“Personi i plagosur, A.B., mashkull, është dërguar për trajtim mjekësor. Ndërkohë, policia, në koordinim me prokurorinë, ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, i cili është cilësuar si vrasje në tentativë”, pohoi Ahmeti.

Të ngajshme

Shpëtohet pas 10 ditësh nën rrënoja të Nepalit

Yllka Gashi

Formacionet zyrtare, Inter – Napoli: Rrahmani titullar

Yllka Gashi

Capital T dhe Adrola Dushi ndajnë momente nga pushimet e tyre të fundit bregdetare

Rrezarta Ramaj