Telenews

Abdixhiku viziton dy biznese vendore: Dëshmi e potencialit që ka Kosova kur puna, dija dhe vizioni bashkohen

Kryetari i LDK-së ka vizituar dy biznese që siç tha ai janë dy histori suksesi të prodhimit vendor.

Abdixhiku potencoi se aty panë nga afër përkushtimin dhe punën e jashtëzakonshme të grave dhe burrave në kultivimin, përpunimin dhe eksportin e bimëve aromatike e medicinale.

Postimi i plotë:

Vizitë inspiruese, bashkë me Ilirin, në AgroProdukt dhe Bliff Organik; dy histori suksesi të prodhimit vendor dhe eksportit nga Kosova.

 

Pamë nga afër përkushtimin dhe punën e jashtëzakonshme grave dhe burrave në kultivimin, përpunimin dhe eksportin e bimëve aromatike e medicinale, me produkte që sot arrijnë në tregjet ndërkombëtare të Evropës dhe Amerikës së Veriut.

Këto biznese janë dëshmi e potencialit që ka Kosova kur puna, dija dhe vizioni bashkohen për të krijuar produkte cilësore me vulën “Made in Kosovo”.

Do të jemi me ta në çdo hap.

Të ngajshme

Sulmi ndaj Mehanit, Prokuroria po interviston deshmitarë dhe të dyshuar

Rrezarta Ramaj

Nga ky qytet e nis fushatën Vetëvendosje

Rrezarta Ramaj

Arben Vitia thotë se e ka vizituar në spital Hysni Mehanin: Gjendja e tij është stabile

Rrezarta Ramaj