Telenews

REKORDMENI RONALDO, 60 HAT-TRICKA NË KARRIERË DHE SIGURON FITOREN PËR MAN UNITED

Cristiano Ronaldo është më meritori në fitoren e Manchester Unitedit ndaj Norwichit në shtëpi në kuadër të javës së 33-të në Premierligë.
Manchester United triumfoi 3:2 ndaj Norwichit të Milot Rashicës falë një super paraqitje nga Cristiano Ronaldo
Pesë herë fituesi i Topit të Artë e nisi spektaklin e tij në minutën e shtatë të ndeshjes kur shënoi pas asistimit nga Elanga.
Në minutën e 32-të portugezi e shënoi edhe golin e dytë. Kësaj here ai u asistua nga Alex Telles.
Krejt në fund të pjesës së parë, Dowell e ngushtoi epërsinë e vendasve, pas asistit nga Pukki.
E ky i fundit e shënoi golin e barazimit në minutën e 52-të të ndeshjes, ndërsa Dowell ia ktheu nderin, duke i asistuar.
Në minutën e 76-të, Cristiano Ronaldo shënoi nga gjuajtja e lirë duke e kompletuar hat-trikun dhe duke i dhënë fitore të rëndësishme “Djajve të Kuq”.
Me këtë triumf, tani Manchester United shkon në vendin e pestë me 54 pikë, tri më pak se Tottenham në vendin e katërt.

Të ngajshme

Një tjetër gol drejt historisë, Ronaldo i afrohet shifrës së 1.000 realizimeve –

KushtrimGuraj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij –

KushtrimGuraj