Telenews

Mbi gjysmë milioni euro nga KEK-u për sigurinë e punëtorëve

Korporata Energjetike e Kosovës ka nënshkruar kontratë mbi 600 mijë euro për realizimin e vlerësimit të rrezikshmërisë në vendet e punës në kuadër të kompanisë.

Sipas njoftimit zyrtar, projekti ka të bëjë me analizimin dhe vlerësimin e detajuar të rreziqeve në qindra pozita pune në divizionin e qymyrit dhe në termocentralet e KEK-ut, shkruan IndeksOnline.

Kontrata është nënshkruar me grupin e operatorëve ekonomikë “NMA SH.P.K.” dhe “OZON Space SH.P.K.”, në vlerë prej 603 mijë e 905 eurosh e 12 centë.

Sipas dokumenteve të publikuara, projekti parasheh vlerësimin e rrezikshmërisë për rreth 600 pozita pune në divizionin e qymyrit, si edhe për qindra pozita të tjera në termocentralin “Kosova B”, me synim minimizimin e incidenteve dhe përmirësimin e kushteve të sigurisë për punëtorët.

Tenderi është zhvilluar përmes procedurës së hapur të prokurimit publik, ndërsa kriter për përzgjedhje ka qenë oferta me çmimin më të ulët. Në garë kanë qenë dy operatorë ekonomikë, por vetëm një ofertë është konsideruar e përgjegjshme.

Kontrata është nënshkruar më 24 prill 2026, ndërsa marrëveshja kornizë do të ketë kohëzgjatje prej 36 muajsh./IndeksOnline/

Të ngajshme

Rrustem Mustafa: Enver Maloku është dëshmor i UÇK-së

Rrezarta Ramaj

Protestat në Francë, dëmet deri në 1.2 miliardë euro

Rrezarta Ramaj

Mblidhen dy komisione parlamentare, në fokus buxheti i vitit 2026 dhe plani i punës

Rrezarta Ramaj