Telenews

Ngjarjet e datës 19 maj

IPKO dhuron donacion në vlerë 20, 000 euro në mbështetje të Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve në Prishtinë si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për forcimin e sigurisë publike dhe përmirësimin e kushteve të punës së institucioneve kyçe të emergjencës. (Brigada Profesionale e Zjarrfikësve – rruga kryesore afër shkolles DonBosko, Prishtinë, ora 09:30.

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), së bashku me Qendrën për Barazi dhe Drejtësi (QBD), mbajnë konferencën lansuese të punimit “Analizë e rezultateve të zgjedhjeve lokale dhe nacionale 2025 nga perspektiva gjinore”.(Swiss Diamond, Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet Forumi Itali–Kosovë për Agro Biznes, një ngjarje që synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik, me fokus të veçantë në sektorin e agrobiznesit. Në këtë ngjarje është i ftuar të marrë pjesë dhe të mbajë fjalë rasti edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti. (Swiss Diamond Hotel, Prishtinë, ora 11:00)

 

Debat publik me temën: “Largimet nga puna dhe presionet politike para zgjedhjeve – fakte apo dezinformata“. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (KQZ, ora 13:30)

Të ngajshme

Lushaku-Sadriu: Vetëvendosje asnjë reform në arsim, për 6 vite qeverisje

Valjeta Turkaj

Shpërthimi i Ebolës në Kongo, vdesin të paktën 131 persona

Valjeta Turkaj

Arrestohet në ShBA Sokol Hoxha, i dënuar për vrasjen e tre personave 29 vjet më parë

Valjeta Turkaj