Telenews

KQZ ndryshon afatin: Votimi me postë nis më 21 maj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të ndryshojë planin e aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, duke e zhvendosur fillimin e votimit me postë nga data 25 maj në 21 maj.

Vendimi është marrë në procedurë qarkulluese gjatë mbledhjes së radhës, si pjesë e përgatitjeve për procesin zgjedhor.

Sipas KQZ-së, ndryshimi është bërë pas njoftimit nga kontraktori i shërbimeve postare se kompania DHL dhe disa shërbime postare në vende të ndryshme evropiane nuk do të operojnë më 25 maj për shkak të një feste zyrtare.

Po ashtu, është bërë e ditur se gjatë periudhës 22–26 maj nuk do të ketë shpërndarje dhe pranime të dërgesave, çka ka ndikuar në vendimin për përshpejtimin e procesit.

KQZ thekson se ky ndryshim është ndërmarrë për të shmangur vonesat në dërgimin dhe pranimin e pakove me fletëvotime për votuesit e regjistruar jashtë vendit.

Të ngajshme

Krismat alarmojnë Kaçanikun: 75-vjeçari dyshohet se qëlloi drejt një shtëpie

KushtrimGuraj

Lirohet tuneli në Tophane nga mbeturinat dhe parkimet e paligjshme

KushtrimGuraj

Studentët në konvikte tash mund të hyjnë e dalin 24 orë

KushtrimGuraj