Telenews

Rubio viziton Suedinë për Takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, më pas udhëton në Indi

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të udhëtojë më 22 maj në Helsingborg të Suedisë për të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, ka bërë të ditur Departamenti i Shtetit i SHBA-së.

Në këtë takim të NATO, Rubio pritet të theksojë nevojën për rritje të investimeve në mbrojtje dhe ndarje më të drejtë të barrës brenda aleancës.

Ai gjithashtu do të zhvillojë takime me homologë nga vendet e Arktikut, ku do të diskutohen çështje të sigurisë dhe bashkëpunimit ekonomik në rajon.

Sipas njoftimit zyrtar, ai do të takohet edhe me kryeministrin suedez Ulf Kristersson dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit brenda aleancës.

Pas vizitës në Suedi, Rubio do të udhëtojë drejt Indisë në periudhën 23–26 maj, ku do të vizitojë disa qytete kryesore, përfshirë Kalkutën, Agrën, Jaipurin dhe Nju Delhin.

Në takimet me zyrtarë të lartë indianë, ai pritet të diskutojë sigurinë energjetike, tregtinë dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

Të ngajshme

Alarm në Francë, zbulohet lista sekrete me 26 VIP-a, Kylian Mbappe shënjestër e një bande për rrëmbim!

Yllka Gashi

Nju Jorku i thotë “STOP” AI-së: Një vit pa inteligjencë artificiale në shkolla

Yllka Gashi

Çmimet e karburantit në Gjermani arrijnë nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Yllka Gashi