Telenews

Nënshkruhet UA-ja për shkollim specialistik, Vitia prezanton politikat e reja

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar nënshkrimin e udhëzimit administrativ për shkollimin specialistik.

Sipas Vitisë, udhëzimi ka tri politika të reja në mbështetje të profesionistëve shëndetësorë, transmeton IndeksOnline.

“Qytetarët nga të gjitha viset shqiptare, që deri tash kanë paguar 3000€ në vit për specializim, tash do të paguajnë vetëm 500€, njëjtë si qytetarët e Republikës së Kosovës.

Për herë të parë, specializanteve që do të jenë në pushim të lehonisë do t’u vazhdohet pagesa pas kthimit në specializim” deklaroi Vitia.

Ai bëri me dije se përvoja 1-vjeçare e punës do të jetë vetëm kriter poentues, duke njoftuar se shumë shpejt do të hapet konkursi i ri për specializantë.

 

Të ngajshme

Pezullohet drejtori i një shkolle në komunën e Gjakovës, dyshohet se ngacmoi seksualisht një 17-vjeçare

Valjeta Turkaj

Hamza: Kosova s’mund të ecë përpara me fajësime, arsyetime dhe kriza politike

Valjeta Turkaj

Prezantohet pakoja, Kurti: Situata me mbeturina serioze

Valjeta Turkaj