Telenews

Hamza: Kosova s’mund të ecë përpara me fajësime, arsyetime dhe kriza politike

hamza:-pdk-nuk-sheh-mundesi-per-koalicion-me-vv-ne,-me-i-natyrshem-bashkepunimi-me-ldk-ne-dhe-aak-nismen

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës njëherësh kandidat për kryeministër nga ky subjekt politik, Bedri Hamza, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës meritojnë rezultate konkrete, zhvillim dhe më shumë shpresë për të ardhmen e vendit.

Përmes një postimi publik, ai ka theksuar se PDK e kishte dorëzuar qeverisjen me Kosovën shtet të pavarur, me autostrada moderne, institucione stabile dhe partneritete të fuqishme me aleatët ndërkombëtarë.

“Shtetin e kemi ndërtuar bashkë. Kemi ndërtuar polici dhe ushtri që sot janë shembull për rajonin”, ka deklaruar Hamza.

Ai ka kritikuar qeverinë aktuale për mungesë rezultatesh konkrete gjatë gjashtë viteve të fundit, duke thënë se qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë përgjigje për gjendjen aktuale në vend.

Sipas Hamzës, Kosova nuk mund të ecë përpara me fajësime, arsyetime dhe kriza të njëpasnjëshme politike, ndërkohë që shumë familje po përballen çdo ditë me çmime të larta dhe vështirësi ekonomike.

“Qytetarët meritojnë rezultate. Meritojnë zhvillim. Meritojnë shpresë. Koha për ndryshim është tani”, ka përfunduar Hamza në mesazhin e tij

Të ngajshme

Haxhiu pret ambasadorin e Bullgarisë, flasin për dialog politik e fqinjësi

Rrezarta Ramaj

Ushtarët amerikanë në “Bondsteel” mirëmbajnë helikopterët “Black Hawk”

Rrezarta Ramaj

Pezullohet drejtori i një shkolle në komunën e Gjakovës, dyshohet se ngacmoi seksualisht një 17-vjeçare

Valjeta Turkaj