Telenews

Caktohen gjyqtarët e finales së Kupës së Kosovës

Ferizaj dhe Dukagjini nesër do të luajnë finalen e këtij edicioni të Kupës së Kosovës.

Federata e Futbollit e Kosovës ka caktuar gjyqtarët e kësaj përballjeje.

Genc Nuza do të jetë gjyqtar kryesor i ndeshjes, derisa Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, do të jenë asistentët e tij.

Bardh Ajeti do të jetë gjyqtar i katërt, derisa Burim Jahmurati në VAR, i asistuar nga Besnik Morina.

Finalja mes Ferizajt dhe Dukagjinit zhvillohet të ejten nga ora 20:00, në stadiumin ”Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

 

 

Të ngajshme

Trepça triumfon ndaj Opavës, fiton me rezultat 89:80 –

KushtrimGuraj

Lamine Yamal arrin “double-double” me gola dhe asistime –

KushtrimGuraj

Rezultatet e javës së 11-të në Ligën e Parë: Fitore bindëse për Lirinë, Vjosën dhe Prishtinën e Re

Rrezarta Ramaj